ASH-ja për poezitë antishqiptare: qeverisja LSDM-BDI i ngjan asaj të BDI-VMRO

Skandalin që e përfshiu Agjencinë për Rini dhe Sport me përmbledhjen e poezive me përmbajtje antishqiptare, partia Aleanca për Shqiptarët e shohin si shenjë se dita ditës qeverisja LSDM-BDI i ngjan asaj të BDI-së me VMRO-së, njofton Portalb.mk.

“Dita ditës qeverisja LSDM-BDI i ngjan asaj të BDI-së me VMRO-në. Skandali qe shpërtheu këto ditë na e kujtojnë kohën e VMRO-se dhe BDI-së dhe publikimit të Enciklopedisë Maqedonase nga ana e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë ku gjithashtu fyheshin shqiptarët si njerëz të egër, të prapambetur dhe të ardhur prej maleve”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Duke kujtuar edhe rastet tjera të ngjashme të bëra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ASH-ja fton Qeverinë e Maqedonisë, “sidomos dekorit të saj qeveritar BDI, që të distancohen nga ky veprim i turpshëm, të marrë masa konkrete, botimi urgjentisht të tërhiqet dhe në fund të mbajë përgjegjësi politike”, thonë nga ASH-ja.

“Kujtojmë opinionin së zëvendës drejtor i Agjensionit për Rini dhe Sport është kuadër i Vesel Mehmedit i cili trafikoi votat e Aleancës për Shqiptarët për interesa personale duke u shndërruar në vasal të atyre që nuk kanë as fuqi e aq më pak interesim të reagojnë për të tilla skandale ku ofendohen publikisht shqiptarët”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Pas demantit të Pilakovskit, kuptohet se kush i ka shkruar poezitë antishqiptare të Agjencisë për Rini

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button