Basha: Ajo që nisi me Kukësin nuk do të ndalet, zotohem për ndëshkim për të korruptuarit

Ajo që nisi në Kukës nuk do të ndalet derisa tirania e krimit të rrëzohet, është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në përkujtimin e ngjarjes së 2 prillit 1991, ku mbetën të vrarë 4 dëshmorët e demokracisë, transmeton TCH.

“Ky është muaji ku maska e Edi Ramës ka rënë tek shqiptarët. Këto janë aktet e fundit të një grabitqari e mashtruesi pasi vjedh përbuz e tallet me popullin e tij. Unë i them sot nga Shkodra, se i ka bërë hesapet gabim, i them sot nga Shkodra se ajo që nisi në Kukës, nuk do të ndalet dhe nuk ka për të ndaluar derisa tirania e krimit të rrëzohet. Populli i Kukësit i dha përgjigjen e merituar, ai ishte reagimi i njerëzve që nuk munden më të pranojnë taksat e rritura, kërbaçin dhe haraçin e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish që pasurohen mbi gjakun e tyre. Le të jetë ky një fillim i mbarë iu pranverës që po vjen. Detyra e madhe e PD-së dhe gjithë njerëzve të thjeshtë e të ndershëm është të shkëpusim njëherë e mirë lidhjet e politikës me krimin. Zotohem se që nga kryeministri deri te punonjësi i thjeshtë i adminsitratës do të japë llogari. Të zotohemi të çlirojmë ekonominë”, tha Basha.

Për kreun e opozitës “gjysma e qeverisë është e dendur me kokainë, bashkëpunëtor të grupeve kriminale”.

“Këta kanë ndërtuar një sistem ku një grup i strukturuar kriminal, politikanë oligarkë, kriminelë kanë kapur shtetin ekonominë dhe gjithë Shqipërinë. Nëse nuk çmontohet ky sistem kriminal Shqipëria merr fund, ekonomia shqiptare po vdes nga droga, koncesionet korruptive, borxhi dhe grabitja e pasurive natyrore. Vendi nuk ka asnjë perspektivë ekonomikë”, tha Basha më tej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button