Është shtyrë seanca e rastit “Titanik”, Janakieski kërkon që edhe për vikend t’i shqyrtojë dëshmitë

Gjykatësi Osman Shabani i ka pranuar kërkesat e të akuzuarve të rastit “Titanik” që të shtyhet seanca gjyqësore, sepse nuk kanë arritur të kryejnë ekspertizë në dëshminë e materialit 25.000 faqesh. Ai u tha se deri 12 prill, kur është caktuar seanca e radhës t’i shohin dëshmitë, transmeton Portalb.mk.

Avokatët e të akuzuarve reaguan se janë festat e pashkëve, por gjykatësi tha se në hetim i kanë parë pjesën më të madhe të dëshmive dhe se do të kenë kohë të mjaftueshme.

Para gjykatës fjalim mbajti ish-ministri Mile Janakieski i cili theksoi se nuk mund të arrijë që deri më 12 prill t’i sheh dëshmitë sepse ka edhe seanca tjetra të caktuara dhe se i kanë mbetur vetëm dy ditë që të bëjë shqyrtim të dëshmive.

Sipas tij, bëhet fjalë për 100.000 faqe dëshmi dhe kërkoi që të paktën edhe një ditë, ose për fundjavë t’i mundësohet ekspertizë.

Avokati i Nikolla Gruevskit, Dimitar Dangov kërkoi më shumë ditë, sepse Gruevskit i kanë mbetur vetëm dy ditë për shqyrtim, por gjykatësja nuk e lëshoi dhe i tha se do të shihen me 12 prill.

Në seancën e sotme të pranishëm të gjithë 21 të akuzuarit.

Lënda “Titanik” është rasti i parë që e zbuloi PSP, Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Martin Protugjeri, Kiril Bozhinovski dhe 16 të tjerë  janë të dyshuar nga PSP për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TITANIK” 

222222222

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button