Malala përfundon vizitën në Pakistan

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai do të kthehet prapë në Britani, pas vizitës katërditore në Pakistan.

Kjo ka qenë hera e parë që Yousafazai ka vizituar vendlindjen prej kur militantët talibanë e kanë qëlluar në kokë më 2012.

Malala dhe familja e saj kanë arritur mëngjesin e sotëm në Aeroportin Ndërkombëtar Benazir Bhutto, prej ku janë nisur në Londër, transmeton REL.

Malala, 20 vjeçare ka udhëtuar për herë të parë në Pakistan prej kur është sulmuar për shkak të fushatës së saj për edukimin e vajzave, gjë që kundërshtojnë talibanët.

Nobelistja atë kohë ishte 15 vjeçare dhe menjëherë ishte dërguar në Angli për trajtim.

Aktualisht Malala është studente në Universitetein Oxford ndërsa më 2014 ka fituar Çmimin Nobel për Paqe.

Derisa ishte në Pakistan ajo ka vizituar edhe vendin ku është rritur në veriperëndim të Pakistanit, Swat Valley.

Ajo është shprehur jashtëzakonisht e lumtuar kur ka vizituar shokët dhe fqinjtë e saj duke deklaruar se “ende më duket si ëndërr që jam në mesin tuaj”.

Gjatë këtij udhëtimi Malala është takuar edhe me kryeministrin pakistanez, Shahid Khaqan Abbasi.

Ajo ka thënë se synon të kthehet sërish në Pakistan pasi të përfundojë studimet në Britani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button