E bindur për fundin e botës, i jep fund jetës

16-vjeçarja Isabel Taylor, 16 vjeçe, ishte kthyer në besimtare budiste pas përballjes me padrejtësitë e botës modern, por gjatë kërkimeve në internet ajo u përball me skenarë të ndryshëm të fundit të botës. 16-vjeçarja mesa duket është bindur se botës do t’i vinte shumë shpejt fundi për shkak të një shpërthimi të një superbombe atomike.

Ajo kishte kërkuar në internet se si t’i jepte fund jetës me anë të një overdoze, por u gjet e varur në dhomën e saj të gjumit.

Prindërit e saj u shprehën se vajza ishte në kërkim të një bote të përkryer dhe pa komplikime, ku çdo qenie të jetonte mes vlerave të vërteta dhe në paqe. Por kur e pa se ajo që ëndërronte ishte ndoshta e pamundur, Isabel filloi të besonte se botës shpejt mund t’i vinte fundi.

“Ajo nisi të fliste shpesh kur uleshim në tryezë për fundin e botës në vitin 2012. Ne i kemi shpjeguar disa herë se kjo nuk do të ndodhte dhe përpiqeshim të bënim biseda më të gëzueshme.

Ajo i dha fund jetës duke u vetëvarur pas leximit për disa orë rresht të artikujve mbi fundin e botës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button