Koktej Molotovi në veturën e ish drejtorit të Birosë për Siguri, Todorovski

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, vetura e ish drejtorit të Birosë për Siguri Publike, Lupço Todorovski është sulmuar me koktej Molotovi, transmeton Portalb.mk.

“Më 01.04.2018, në ora 05:55 në Njësinë për Informim dhe Komandim në Shkup, nga ana e Brigadës për Mbrojtjen nga Zjarri, është marrë njoftim se në bulevardin “Jane Sandanski”,, në parkingun para Qendrën Tregtare “Tri biseri” (Tri rruazat) është hedhur koktej Molotovi në veturën “Nisan Navara” me targa të Shkupit në pronësi të A.S. (62) i cili paraprakisht iu është shitur personit me iniciale L.T (59) nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Jozyrtarisht kuptohet se vetura i takon ish drejtorit të Birosë për Siguri Publike në MPB, Lupço Todorovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button