Skandali i Agjencisë për Rini: poezi antishqiptare, drejtori arsyetohet por nuk dha dorëheqje (VIDEO)

Nga dje publiku në Maqedoni ka qenë dëshmitar i disa fotografive të cilat përmbajnë vargje albanofobe dhe që përmbajnë fjalën “shiptari”. Edhe pse u kërkua dorëheqje e Darko Kaevskit, redaktor i librit dhe drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport, e njëjta nuk ndodhi, transmeton Portalb.mk.

Ai në një konferencë për media ka thënë thënë se personalisht kundërshton dhe e konsideron se është një publikim me përmbajtje diskriminuese.

“Do të të bëjmë gjithçka që dëmi të rregullohet. Agjencia jonë e mbështet lirinë e shprehjes, por jo cenimin e lirisë së tjetrit, në baza etnike, gjinore e fetare. Është viti i katërt që hapet konkurs dhe poetet aplikojnë dhe ka komision profesional, të cilët në bashkëpunim me publikun i kanë zgjedhur poezitë. Ky rast është alarmues për institucionin tonë dhe ndiej përgjegjësi morale dhe i kërkoj falje publikut. Do të hetohet rasti se kush e ka lejuar këtë gabim. Do të kthehen të gjitha kopjet e shpërndara deri tash dhe nuk do të lejohet shpërndarja e mëtejshme”, ka thënë Kaevski.

Përndryshe, një skandal i rëndë ka tronditur Agjencinë për Rini dhe Sport e cila ka financuar botimin e përmbledhjes me poezi të titulluar “Poetët e rinj” me përmbajtje anti-shqiptare. Për më tepër, si redaktor i këtij libri është Darko Kaevski, i cili njëkohësisht është edhe udhëheqës i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Vargjet përplot albanofobi, janë pjesë e librit i cili është botuar në 5 mijë kopje, ndërsa në njërën nga “poezitë” radhiten në mënyrë përçmuese disa profesione të cilat gjoja u përkasin fqinjëve shqiptarë të autorit të poezisë.

Poezia në gjuhën maqedonase përfundon me përdorimin e fjalën “shiptari”, që maqedonasit e përdorin për ofendim, kur u drejtohen shqiptarëve. Pas kësaj, kanë vërshuar komentet në rrjetet sociale, ku qytetarët pyesin se si ka mundësi që një tekst ofendues për shqiptarët të botohet nga një agjenci shtetërore, kur edhe shqiptarët janë taksapagues dhe financues të po së njëjtës. Libri gjithashtu përmban edhe poezi me përmbajtje seksiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button