Kolumbi, piloti ateron avionin në autostradë

Një aeroplan i vogël i llojit Cessna 172, ka ateruar në një autostradë në Kolumbi, pasi paraprakisht u përfshi nga një mot me erë dhe shi, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për avionin i cili fluturonte në relacionin Tunja- Bogota, piloti i të cilit arrit ta aterojë me sukses pavarësisht se ishte futur në një zonë të kapluar nga stuhia.

Aeroplani ateroi rreth 74 kilometra nga aeroporti ushtarak Guaymarat, i cili ishte destinacioni i tij, ndërkohë që ulja e detyruar nuk shkaktoi lëndime të njerëzve.

Në rrjetet sociale u shfaqën disa pamje ku shihet policia dukë siguruar avionin, i cili dukej i parkuar para një qendre tregtare.

Vitin e kaluar, një rast i ngjashëm ndodhi me një avion të vogël në Bogota, i cili kishte hyrë në një zonë stuhie me erëra të forta, por që fatkeqësisht përfundoi tragjikisht, ngaqë avioni u përplas për një mal, ku humbën jetën tetë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button