Hulumtim: Opinioni publik grek nuk është i gatshëm për zgjidhje

Para dy viteve 57 për qind, tani 71,5 për qind e grekëve nuk pranojnë emër të përbërë me termin Maqedoni në të, tregojnë rezultatet e hulumtimeve të bëra nga viti 2016 deri në vitin 2018, të realizuara nga na e fondacionit për politikë të jashtme Eliamep. Një pjesë e rezultateve veç më ishin bërë publike në gazetën “Katimerini” qysh në muajin shkurt, siç njoftoi atëherë MIA, ndërsa tani u prezantuan rezultatet komplete nga hulumtimi përmes një pres konferencë në Athinë, përcjell Portalb.mk. 

Në pyetjen: “Cilën zgjidhje do ta pranonit për shtetin fqinjë?” në hulumtimin e bërë në muajin janar këtë vit 22.5%, janë përgjigjur me emër të përberë, 71,5 për qind nuk e pranojnë termin Maqedoni, ndërsa 6 % kanë thënë se nuk dinë apo kanë refuzuar të përgjigjen. Në vitin 2016, në të njëjtën pyetje në kuadër të hulumtimit të njëjtë, përqindja e atyre që nuk e pranonin termin Maqedoni ishte 57 %, ndërsa për emër të përbërë ishin 38 për qind e të anketuarve.

Në lidhje me atë se sa është e rëndësishme zgjidhja urgjente e çështjes së emrit, 53 për qind janë përgjigjur me shumë e rëndësishme, përderisa para 2 viteve ky numër ka qenë 58 për qind.

Hulumtimi është realizuar nga 23 deri më 25 janar të këtij viti nga ana e Universitetit Maqedonia në Selanik dhe fondacionit për politikë të jashtme ELIAMEP, ndërsa në hulumtim kanë marrë pjesë 1071 persona.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button