Izraelitët plagosin 49 palestinezë në kufirin në Gaza

Dyzet e nëntë palestinezë të plagosur, është bilanci nga të shtënat e forcave izraelite të shtunën, mbi protestuesit që ishin mbledhur afër kufirit midis Izraelit dhe Rripit të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, zëdhënësi i ministrisë palestineze të Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, tha se forcat izraelite hapën zjarr mbi protestuesit në Rafah, Khan Yunis dhe në Gaza, duke plagosur 49 prej tyre.

Plagosjes së palestinezëve i parapriu një tubim i tyre në afërsi të kufirit, ku kërkuan të drejtën e refugjatëve për t’u rikthyer nëpër shtëpitë e tyre.

Palestinezët me ditë zie dhe me grevë të përgjithshme përkujtuan vrasjen e 15 bashkatdhetarëve të premten nga të shtënat e ushtarëve izraelitë gjatë protestave në të cilat kërkonin kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre.

Të paktën 15 palestinezë nga Rripi i Gazës u vranë dhe rreth 1.400 u plagosën, kur forcat izraelite hapën zjarr të premten kundër demonstruesve të cilët ishin mbledhur me rastin e “Ditës së Tokës”, që është një simbol i rezistencës ndaj pushtimit izraelit.

Me tubimet e së premtes kanë filluar protestat 6-javore të cilat do të kulmojnë më 15 maj kur palestinezët shënojnë “Nakba” (katastrofën), ditën kur u themelua Izraeli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button