Kosovë, “West Coast Symphony” në lojë energjike me vepra shqiptare e kanadeze

Shkëmbimi kulturor ka qenë qëllimi kryesor që shtyu orkestrën nga Vankuveri i Kanadasë të mbajë turne në shtetet e Ballkanit. Destinacion të fundit patën Kosovën.

Programi që promovon kompozitorët e rinj, kosovarë, por edhe kanadezë, ishte veçantia. “West Coast Symphony” mund të jetë orkestër, e cila në përbërjen e saj ka edhe instrumentistë amatorë, por koncerti i së enjtes dëshmoi përkushtimin dhe qasjen, njofton Koha.net.

Nën drejtimin e dirigjentit shqiptar Bujar Llapaj, kjo orkestër hapi edicionin e 13-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM”. Mbrëmjen e nisi me premierën botërore të veprës “Koncert për klarinetë dhe trombon” të kompozitorit kosovar Kreshnik Aliçkaj.

Kjo vepër bashkëkohore, e cila është kompozuar tre muaj më parë nuk është edhe aq e lehtë për interpretim, pikërisht për shkak të formacionit që ka me klarinetë dhe trombon. Por pas koncertit Aliçkaj ka thënë se interpretimi ka qenë i mirë. Në klarinetë interpretoi Gwynneth Jones, ndërsa në trombon Jim Hopson, një vepër e të cilit u interpretua fill pas asaj të Aliçkajt, po ashtu premierë botërore. Bëhet fjalë për veprën “Qytetit” nga suita “West Coast”.

Publiku i cili mbushi përplot amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, ishte aty që të duartrokasë e mbështes këtë orkestër gjatë tërë mbrëmjes.

Mes tingujsh të violinës dhe bërjes së shqiponjës, në Tetovë nisi “Skena e muzikës serioze shqiptare” (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button