Miratohet buxheti për ushtrinë amerikane, me 700 miliardë dollarë SHBA-ja do të ketë arsenalin më të madh në histori (Foto/Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka miratuar të premten buxhetin më të madh të ushtrisë amerikane që ndonjëherë është miratuar, që në total kapë vlerën e 700 miliardë dollarëve, raporton CNN.

Me këtë buxhet parashihen paketat e nevojshme për riparimin dhe ripërtëritjen e armatimit që tani e përdor ushtria, por edhe porositjen e aeroplanëve të ri, nëndetëseve, aeroplanmbajtësve dhe pajisjeve tjera, transmeton Telegrafi.

Edhe pse Trump ka propozuar idenë që me paratë e buxhetit të ushtrisë të fillojnë punimet e ndërtimit të murit me Meksikën, asgjë nuk është specifikuar saktë lidhur me këtë, por më poshtë ju sjellim listën e plotë të asaj se çfarë në të vërtetë fiton ushtria amerikane me këtë buxhet.

Pentagoni ka kërkuar 70 aeroplanë Stealth (që janë të padukshëm për radarët) të tipit F-35, që në total kushtojnë 10.8 miliardë dollarë, kurse Kongresi ka shtuar edhe 2.9 miliardë dollarë tjera për 20 aeroplanë tjerë. Trump i quan këta aeroplanë “si fluturaket më të sofistikuara në botë”.

Aeroplani F/ A-18 Super Hornet është pjesë e aviacionit të marinës amerikane, dhe për këtë Pentagoni ka kërkuar 14 të tillë të rinj me një çmim prej 1.3 miliardë dollarëve, ndërsa Kongresi i ka shtuar edhe 739 milionë dollarë për 10 të tjerë si ky.

Kompania “Boeing” pretendon se Apache është helikopteri më i sofistikuar në botë që përdoret për qëllime të ndryshme. Për këtë Kongresi ka shprehur interesim të madh, dhe kështu Pentagonit i janë ndarë edhe 1.4 miliardë dollarë për 63 helikopterë të tillë, ndërsa edhe 577 milionë dollarë tjera pritet t’ju jepen edhe për 17 tjerë.

Pentagoni gjithashtu ka kërkuar blerjen e 48 helikopterëve të rinj të tipit Black Hawk UH-60, që zakonisht përdoren për sulme ajrore por edhe për transportimin e ushtarëve në zona të rrezikshme. Ndërkaq, Kongresi ka ndarë 1.1 miliardë, por më pas i ka shtuar edhe 108 milionë edhe për 8 tjerë që do t’i shërbejnë Gardës Kombëtare. Gjithashtu pritet të shtohen edhe 400 milionë dollarë tjerë për 8 helikopterë, të tillë që do të përdoren për sulme kundër nëndetëseve.

Për aeroplanmbajtësen e klasit “Ford” që është versioni më i shtrenjtë në botë, nga ky buxhet janë ndarë 4.5 miliardë dollarë. Me këtë buxhet është paraparë edhe blerja e tri anijeve tjera që kapin vlerën e 430 milionë dollarëve. Ato janë të dizajnuara që të veprojnë afër bregut, aty ku anijet tjera nuk mund të futen.

Për marinën amerikane janë ndarë edhe 4 miliardë dollarë për luftanije të klasit “Burke”, ndërsa Kongresi i ka shtuar edhe 178 milionë dollarë për raketat e këtyre anije, ku secila prej tyre kushton rreth 15 milionë dollarë.

Në këtë buxhet parashihen edhe 5.5 miliardë dollarë të ndara për dy nëndetëse të reja bërthamore që mund të bartin raketa të tipit Tomhawk që godasin caqet në tokë, si dhe raketa tjera të tipit MK48 që godasin caqet në det. Marina amerikane tashmë i ka në dispozicion 13 “Virginia” derisa edhe 15 tjera pritet të prodhohen.

Për forcat ajrore, Kongresi ka ndarë një shumë të majme për aeroplanët 18 KC-46A, që furnizojnë me kerozinë aeroplanët luftarak derisa janë duke fluturuar. Kostoja e këtyre aeroplanëve është 3.6 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button