Qeveria e Maqedonisë: reformat nga plani 3-6-9 i përshpejtuan proceset integruese të RM-së për në BE dhe NATO

Nga sot rrumbullaksohet periudha e paraparë për realizimin e reformave urgjente të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të Planit 3-6-9, i cili u promovua më 5 qeshror të vitit 2017, vetëm një muaj pasi filloi me punë kjo përbërje parlamentare në Qeveri.

Por nga Qeveria njoftojnë se pjesa më e madhe e aktiviteteve për të cilat është kompetente Qeveria, janë kryer. Mbetet vetëm përfundimi i procedurës në Parlament për propozimet e fundit për ndryshime dhe plotësim të disa zgjidhjeve ligjore, gjë që mbetet të përmbyllet deri në mesin e muajit të ardhshëm, transmeton TV21.

Përpos që theksojnë se reformat në kuadër të Planit 3-6-9 janë përmbyllur në afatin e paraparë, gjithashtu shtojnë se këto reforma që dalin nga Plani 3-6-9  i kanë përshpejtuar proceset e integrimit të Republikës së Maqedonsië drejt BE-së dhe NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button