Maqedoni: skandali i Facebook-ut me të dhënat, sa jemi të rrezikuar dhe ne, si mund të mbrohemi

Duhet të kemi kontrollojmë çfarë të dhënash personale shpërndajmë në rrejtet sociale, sidomos në Facebook, që mos të na ndodh dhe neve në Maqedoni situatë e ngjashme e skandalit më të madh deri më tani me keqpërdorimin e të dhënave personale. Ekspertët e privatësisë flasin për Portalb.mk me shembuj konkretë se si duhet të jemi syhapur dhe mos shtypim gjithçka që na servohet online. Maqedonia ka kaluar disa skandale me përgjimet por, kjo me Facebook duket ende më e rrezikshme sepse vjen nga dora juaj!

Facebook gjendet në shënjestër pasi që u zbulua se kompania britanike e analizës së të dhënave Cambridge Analytica ka arritur të ketë qasje të paautorizuar në të dhënat e miliona profileve në Facebook. Me ndihmën e këtyre të dhënave mendohet se gjatë fushatës zgjedhore presidenciale amerikane votuesit janë ndikuar qëllimisht me reklama zgjedhore të paautorizuara në favor të Donald Trumpit. Madje, ka indice se të dhënat janë keqpërdorur edhe në fushatën Brexit, në zgjedhjet në disa vende të Afrikës si dhe në Meksikë.

LEXO: Skandali i Facebookut dhe Cambridge Analytica Kush është fajtori? 

Problemi nuk ka të bëjë vetëm me Facebook-un, por më tepër ka të bëje me sasinë e të dhënave personale të cilat të gjithë ne, përdoruesit e rrjeteve sociale dhe internetit në përgjithësi i shpërndajmë pa mos u kujdesur për rregullat

Bardhyl Jashari
Bardhyl Jashari

dhe politikat të cilat rregullojnë mënyrën se si do të përdoren të dhënat tona, shprehet për Portalb.mk, Bardhyl Jashari, drejtori i Fondacionit për shoqëri dhe internet, Metamorfozis, që gati dy dekada merret me çështjet e privatësisë online.

“Me rëndësi është të kuptohet se ne të gjithë, gjatë përdorimit të rrjeteve sociale lëmë “gjurmë”. Gjurmët janë: “lajka”, foto, statuse, komente, llojet e ueb faqeve të cilat i vizitojmë, videot të cilat i shikojmë, lojërat të cilat i luajmë, emër, mbiemër, adresë, lidhje farefisnore dhe shumë të dhënat tjera për të cilat as që jemi të vetëdijshëm se i lëmë pas gjatë përdorimit të internetit.
Të gjithë këta të dhëna mund të përdoren dhe keqpërdoren për qëllime të ndryshme me apo pa pëlqimin tonë.
Gjatë historisë gjithmonë ka pasur përpjekje për të kuptuar saktë preferencat dhe sjelljen e njerëzve (si votues, blerës, etj) por tani teknologjia dhe numri i madh i të dhënave në disponim e bëjnë këtë punë më të lehtë dhe më të përpiktë.” thotë ai.

Liljana Pecova
Liljana Pecova Ilieska

“Ne vullnetarisht lëmë një sasi të madhe të të dhënave në internet andaj pyetja “kush i ka fajet” është thikë me dy tehë” shprehet për Portalb.mk, ekspertja e privatësisë, Liljana Pecova Ilieska.

“Çështja qëndron në atë se a dinë qytetarët tonë të përdorin enkriptimin gjatë komunikimit, a përdorin masa mbrojtëse për të dhënat e tyre, a kanë kontrolluar telefonin e tyre për të dhënat që ai i zbulon për to: aplikacionet e ndryshme që marrin listën e kontakteve, lokacionin etj.. Nëse e mbrojmë privatësinë e të dhënave të cilat ne i lëmë pas si gjurmë në internet, atëherë e ulim rrezikun për keqpërdorim dhe ndërhyrje në privatësinë tonë.” thotë ajo.

Si mund të bëhet keqpërdorimi?

Rrjetet sociale janë mënyra më e lehtë për të ardhur deri te një numër i madh i të dhënave dhe të vihet deri te përfundime të sakta për preferencat dhe sjelljen tonë, edhe atë në nivel individual, vetëm në bazë të “gjurmëve” të cilat i lëmë në internet, komenton më tej Jashari.

“Ekzistojnë modele psikometrike të cilët garantojnë që me vetëm 70 lajka në Facebook t’ju njohin më shumë se miqtë tuaj, me 150 lajka të din më shumë për ju se sa prindërit, ndërsa me më shumë se 300 lajka edhe më shumë se njeriu më i afërt që e keni në jetë. Edhe pse tingëllon frikshëm,  me më shumë kujdes, me më shumë vëmendje, mund t’i ruajmë të dhënat tona dhe të mos bëhemi viktimë e manipulimeve të ndryshme të dëmshme. Lexoni politikat e privatësisë, mos lejoni që Facebook, apo aplikacione të ndryshme të shfrytëzojnë pa leje të dhënat tuaja, ndryshoni shpesh password-et, mos vendosni pa nevojë tepër të dhëna personale dhe rreziku do të zvogëlohet dukshëm.” këshillon Jashari.

LEXO: Mashtrimi në Facebook, si ndodhte “shënjestrimi psikografik” i votuesve amerikanë?

“Duhet të keni shumë kujdes me atë se çfarë lojërash dhe kuizesh luani në Facebook sepse të dhënat e juaja personale mund të ju merren me një gjë të thjeshtë si: “Klikoni për të parë se do duket shtëpia juaj e ëndrrave?” Nuk mund ta keni idenë se çfarë profilizimi mund të bëhet nga të dhënat e juaja personale. Keqpërdorimi më i madh qëndron jo në mbledhjen e të dhënave veç e veç port në atë grumbullin e informatave tuaja kur mblidhen së bashku.” deklarohet Pecova Ilieska.

Cambridge Analytica ka realizuar dy fushata në Ballkan

“Kjo kompani nuk ka punuar në Maqedoni deri më tani për fushatat politike apo për klientë komercialë.  Cambridge Analytica punoi në dy fushata në rajon, ku unë personalisht u punësova. Në këto fushata, absolutisht nuk përdoreshin metoda të paligjshme, përkundrazi, ato ishin në mënyrë profesionale dhe në standardet më të larta botërore, duke përdorur mjete të avancuara kërkimi dhe komunikimi ” shprehet për BIRN, personi i vetëm nga Maqedoni që ka pasur kontakt me këtë kompani, drejtori i agjencisë “Rejting”, Nikolla Spasov.

Maqedonia nuk është imune ndaj skandaleve të ndërhyrjes në privatësi

Maqedonia nuk është imune në skandalet e ndërhyrjes së privatësisë dhe ndjekjes jo-ligjore të personave dhe të dhënave të tyre. Në vitin 2015, lideri i atëhershme i LSDM-së tani kryeministri, Zoran Zaev zbuloi skandalin më të madh më vend të ashtuquajtura afera “Bombat”. Biseda të xhiruara të u shfaqën në këto “bomba” politikanëve, afaristëve, gazetarëve e personaliteteve tjera, që besohet të jenë bërë në mënyrë të paligjshme nga ish kryeministri Nikolla Gruevski së bashku me shefin e shërbimit sekret në vend, Sasho Mijallkov.

Më herët, Prokuroria e akuzoi ish-ministren e Punëve të Brendshme Dosta Dimovska se derisa ka qenë njeriu i parë në polici ka porositur përgjimin e bisedave telefonike të më shumë politikanëve, diplomatëve dhe gazetarëve. Aferën “Veshi i madh” në fillim të vitit 2001 e shpalosi lideri i atëhershëm i LSDM-së, Branko Cërvenkovski. Prokuroria atëherë e ngarkoi kryeshefin e atëhershëm të Drejtorisë për teknikë operative të MPB-së, Aleksandar Cvetkov si ekzekutues kryesor i urdhërave të Dimovskës.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button