Mediat greke: Athina tërhiqet nga emri i papërkthyeshëm

Ndonëse pas raundit të negociatave në Vjenë, as ndërmjetësi i OKB-së, Nimic e as dy kryediplomatët, Dimitrov e Kocias nuk treguan se cilat ishin rezultatet konkrete të takimit, mediat greke publikojnë detaje, njofton Alsat M.

Sipas TV Sky dhe Antena, Athina është tërhequr nga kërkesa për emër të pandashëm dhe të papërkthyeshëm, por se në kthim kërkon që emri të jetë erga omnes që do të nënkuptonte ndryshim të Kushtetutës dhe veçanërisht të Nenit 49 të saj. Kështu shkruan edhe e përditshmja Kathimerini.

Ndonëse ky informacion mbetet zyrtarisht i pakonfirmuar dhe i pa-përgënjeshtruar, është e paqartë se çfarë në të vërtetë do të mund të kërkonte pala greke. Neni 49 që parashikon se “Republika kujdeset për të drejtat e qytetarëve të Republikës jashtë vendit”, në vitin 1992 është plotësuar me Amendamentin II, sipas të cilit “Republika, me këtë rast, nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e tyre të brendshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button