Vjen reagimi i Edi Ramës, pas protestës së dhunshme për taksën në ‘Rrugën e Kombit’

Pas protestave në Rrugën e Kombit, në të cilën u përleshën protestuesit dhe policia dhe u dogj sporteli i vjeljes së taksës nga koncesionari, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në Facebook, kryeministri ka kërcënuar se të gjithë vandalët do të marrin dënimin e merituar, ndërsa u shpreh se askush nuk do të mund të shkatërrojë pronën publike.

“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin”, ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button