Ahmeti njoftoi udhëheqësinë e partisë rreth bisedimeve me partnerin e koalicionit

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka vijuar vazhdimin e tretë të mbledhjes së kryesisë së filluar më 16 mars 2018 ku u diskua rreth realizimit të programit nga ana e pushtetit ekzekutiv qendror si dhe rreth aktualiteteve politike.

“Në mbledhje, kryetari Ahmeti njoftoi udhëheqësinë e partisë rreth bisedimeve me partnerin e koalicionit në lidhje me zgjerimin e shumicës parlamentare si dhe çështjes së emrit, ndërsa foli edhe për ligjin për
përdorimin e gjuhës. Anëtarët e Kryesisë shqyrtuan në detaje rrjedhjen e zbatimit të programit dhe mbyllën pjesën e raportimit të ministrave, zëvendës ministrave dhe sekretarëve shtetëtor para kryesisë partiake”, njoftojnë nga BDI.

Mbledhja e kryesisë, siç njoftojnë nga BDI, do të vazhdojë të premten e ardhshme, më 13 prill, me fillim në ora 14:000 në selinë e partisë në Tetovë ku do të nis diskutimi i gjerë rreth ndërtimit të strategjisë për BDI-në në dy dekadat e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button