Bisedë telefonike Erdogan – Tramp

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, mbrëmë ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, gjatë bisedës telefonike, që u zhvillua gjatë mbrëmjes së sotme, u shkëmbyen mendimet lidhur me çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Erdogan dhe Tramp kanë biseduar për situatën në Siri, Irak dhe në Rripin e Gazës, si dhe për luftën kundër terrorizmit. Dy liderët kanë arritur marrëveshje për intensifikimi të bashkëpunimit dhe koordinimit mes dy vendeve.

Sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë biseda Tramp – Erdogan i është kushtuar “ngjarjeve rajonale dhe partneritetit strategjik të SHBA-së dhe Turqisë.

“Dy liderët kanë shprehë mbështetje për vazhdim të orvatjeve për përforcim të bashkëpunimit mes dy shteteve, për mbrojtje të interesave të përbashkëta si aleatë në NATO dhe zgjidhje të problemeve që ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe”, theksoi Shtëpia e Bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button