Rebelët në Jemen sulmojnë me raketë një bazë në Arabinë Saudite

Forcat e mbrojtjes ajrore në Arabinë Saudite thonë se kanë detekuar një raketë balistike që është lëshuar nga rebelët huthi në Jemen, drejt qytetit Najran të Arabisë.

Televizioni shtetëror Al-Ekhbariya nuk ka dhënë detaje të tjera për numrin e viktimave apo për dëmet që mund të ketë shkaktuar kjo raketë, transmeton REL.

Agjencia Saba e Jemenit, që udhëhiqet nga rebelët huthi, ka thënë se raketa është lëshuar drejt bazës së Gardës Kombëtare të sauditëve në Najran, që gjendet në kufi me Jemenin.

Kjo agjenci ka raportuar se nga sulmi me raketë ka viktima në mesin e forcave saudite, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së këtë javë ka dënuar “në termat më të fuqishëm” sulmet me raketa nga rebelët huthi në territorin saudit, duke thënë se veprimet e tilla paraqesin kërcënim për sigurinë në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button