fbpx

Dhjetëra të vrarë gjatë protestave në Rripin e Gazës

Ministria e Shëndetësisë në Palestinë ka thënë se 15 palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve me ushtarët izraelit në kufirin në mes të Rripit të Gazës dhe Izraelit.

Ministria ka thënë se të plagosurit në protestat e 30 marsit janë qëlluar me plumba, ndërkaq masat janë shpërndarë me gaz lotsjellës, transmeton REL.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka thirrur një mbledhje emergjente me dyer të mbyllura më 30 mars, për të diskutar për përshkallëzimin e dhunës në Gaza.

Palestinezët në Rripin e Gazës janë duke organizuar protesta qe gjashtë javë. Ata po kërkojnë që refugjatët të lejohen të kthehen në territorin që tashmë është i Izraelit. Ndërkaq, Izraeli ka vendosur forca të shtuara të sigurisë përgjatë kufirit.

Sipas Kombeve të Bashkuara rreth 1.3 milion banorë të Gazas janë refugjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button