“Katimerini”: Pengesat kryesore të çështjes së emrit janë kushtetuta dhe korniza juridike

Revizioni i dispozitave “iredentike” të kushtetutës, veçanarisht korniza juridike mbeten pengesa kryesore që të vihet deri te zgjidhja e problemit mes Shkupit dhe Athinës, shkruan gazeta greke “Katimerini” pas takimit të djeshëm të ministrave të Punëve të Jashtme, Dimitrov dhe Koxias me ndërmjetësuesin e emrit, Metju Nimic në Vjenë. Katimerini shkruan se do të ishte zgjidhje ideale nëse vendi fqinj e revidon nenin 49 të Kushtetutës, transmeton Portalb.mk.

Neni 49 i Kushtetutës thotë:

Republika kujdeset për pozitën dhe të drejtat e pjesëtarëve të popullit maqedonas në shtetet fqinje dhe për emigrantët nga Maqedonia, e ndihmon zhvillimin e tyre kulturor dhe i përparon lidhjet me ta.
Republika kujdeset për të drejtat kulturore, ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Republikës jashtë vendit.

Megjithatë mbetet e paqartë se pse Greqisë i pengon ky nen i Kushtetutës kur Kuvendi Maqedonas prej vitit 1992 ka votuar amandament të këtij neni pas kërkesës së palës greke dhe në konsultim me ekpertin francez, Batender. Me amandamentin e këtij neni, Maqedonia premtoi se “Republika nuk do të ndërhyjë në të drejtat sovrane të shteteve të tjera dhe në punët e tyre të brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button