Bach: Koreja e Veriut do të marrë pjesë në dy Olimpiadat e ardhshme

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach ka thënë se Koreja e Veriut do të marrë pjesë në dy Lojërat e ardhshme Olimpike, që do të mbahen në Japoni dhe Kinë.

Bach i bëri këto komente pas takimit të tij me liderin verikorean Kim Jong Un në Phenjan, transmeton REL.

Pas kësaj vizite në Korenë e Veriut, Bach u ka thënë gazetarëve se Koreja e Veriut do të marrë pjesë në Lojërat Verore në Tokio më 2020 dhe më pas edhe në ato Dimërore që do të mbahen në Pekin.

“Ky përkushtim është mbështetur nga lideri suprem i Koresë së Veriut në një mënyrë shumë të hapur dhe të frytshme”, ka thënë Bach.

Atletët nga Koreja e Veriut dhe e Jugut, kishin marshuar së bashku gjatë ceremonisë hapëse të lojërave Olimpike Dimërore të mbajtura muajin e kaluar në Korenë e Jugut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button