Lëvizja BESA “e Bilall Kasamit” reagon ndaj vendimit të dy këshilltarëve të kësaj partie në komunën e Tetovës

Lëvizja BESA “e Bilall Kasamit”, Dega e Tetovës ka reaguar lidhur me votimin e dy këshilltarëve Veli Abduli nga fshati Xhepçisht dhe Ganimete Rexhepi nga Reçica e madhe, për të përkrahur kandidatin e BDI-së për kryetarë të këshillit komunal të Tetovës.

“Njoftojmë opinionin publik se votimi i dy këshilltarëve Veli Abduli nga fshati Xhepçisht dhe Ganimete Rexhepi nga Reçica e madhe, për të përkrahur kandidatin e BDI-së për kryetarë të këshillit komunal të Tetovës, është në kundërshtim me vendimin e degës së Lëvizjes Besa-Tetovë. Një herë njoftojmë opinionin se distancohemi nga një veprim i tillë, të cilin e vlerësojmë si tradhti të votuesve të Lëvizjes Besa, për çka konform statutit do të ngremë para organeve partiake procedurë adekuate që të ndërmerren masa disiplinore”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa, transmeton Portalb.mk.

Në reagim po ashtu thuhet se “deri në njoftimin e radhës veprimet apo qëndrimet e këshilltarëve në fjalë  nuk paraqesin qëndrimet e degës së Lëvizjes Besa”.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button