Zbulohen emrat, kush janë dy diplomatët shqiptarë të dëbuar nga Rusia

Ministria e Jashtme ruse thirri sot ambasadorin shqiptar në Moskë së bashku me përfaqësuesit e shteteve të tjera që vendosën dëbimin e diplomatëve të këtij vendi, si masë ndaj helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal, për të cilin Britania fajëson Rusinë.

Rusia njoftoi ambasadorin tonë atje Arben Gazioni për dëbimin e dy dipomatëve, një masë kjo e njëjtë e marrë më herët nga Shqipëria.

Disa orë pas këtij vendimi janë mësuar edhe emrat e diplomatëve të shpallur “non grata”.

NOA mësoi se është dëbuar zv.ambasadori ynë në Moskë Albert Jerasi si dhe këshilltari Arben Doçi.

Ata kanë kohë deri në datën 5 Prill për të dalë nga Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button