MPJ e Rusisë notë proteste Britanisë së Madhe

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë kërkon barazimin e numrit të punonjësve të konsullatës dhe të ambasadës së Britanisë së Madhe që punojnë në Rusi me ato të diplomatëve dhe të punonjësve rusë në Britani të Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se ambasadori britanik në Moskë, Laurie Bristow është thirrur në ministri duke e njoftuar se pala britanike protestohet në mënyrë të ashpër për “veprimet provokuese, të cilat nuk kanë asnjë bazë”, si dhe për frymëzimin e shteteve tjera për dëbimin e diplomatëve rusë.

Në deklaratë thuhet se ambasadorit britanik i është thënë se kërkesa për barazimin e numrit të punonjësve të Britanisë së Madhe në Ambasadën dhe konsullatës në Moskë me numrin e diplomatëve të punonjësve të Rusisë në Britani.

Pas rastit të helmimit të ish agjentit rus Sergey Skripal në Britani, Londra zyrtare shpalli si “persona të padëshirueshëm” dhe dëboi 23 diplomatë rusë. Menjëherë pas kësaj edhe Rusia dëboi 23 diplomatë britanikë nga ky shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button