Gaza, rritet në 7 numri i palestinezëve të vrarë

Është rritur në 7 numri i palestinezëve që ranë dëshmorë si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelitë në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra, në një deklaratë për AA tha se numri i dëshmorëve palestinezë të cilët që nga orët e mëngjesit e deri më tani u sollën në spitalet e Rripit të Gazës është rritur në 7.

Ai po ashtu bëri të ditur se janë plagosur rreth 500 persona, në mesin e të cilëve ndodhen edhe ata që janë prekur nga gazi.

Në një deklaratë të mëparshme nga Ministria e Shëndetësisë thuhej se në sulmet artilerike të ushtrisë së Izraelit që nga orët e mëngjesit në kufirin e Gazës kanë rënë dëshmorë 5 persona, përfshirë edhe Omer Vahid Semmur-in ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.

“Në Ditën e Tokës”, ku përkujtohen incidentet pas pushtimit të mijëra hektarëve tokë të cilat i përkisnin palestinezëve më 30 mars të vitit 1976, popullata që nga orët e mëngjesit filloi të mbledhen në kufi, duke marrë pjesë në thirrjen për “Marshimin e Madh të Kthimit”, thirrje të cilën e kishin bërë disa ditë më parë grupet palestineze.

Një numër i madh i personave të cilët mbanin flamuj të Palestinës nisën marshimin nga pjesa qendrore, jugore dhe veriore e Gazës për t’u mbledhur në 6 pika të kufirit, për të protestuar kundër Izraelit dhe për të mbrojtur të drejtën e kthimit të palestinezëve të cilët në vitin 1948 janë detyruar të emigrojnë nga tokat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button