Shqipëri, takim rajonal për shkencën dhe teknologjin

Në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë u zhvillua takimi rajonal me fokus shkencën dhe teknologjinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të pranishëm në këtë takim ishin, zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë i Shqipërisë, Ervin Demo dhe përfaqësues të Ministrive të Arsimit të vendeve të Ballkanit.

Në fjalën e tij në takim zëvendësministri Demo tha se ky është një aktivitet i rëndësishëm, pasi pjesë e tij janë përfaqësues të ministrive të Arsimit nga vende të Ballkanit.

Duke folur për Institucionin për Teknologji të Qëndrueshme në Evropën Juglindore, Demo tha se: “Ky komitet që tashmë është në takimin e katërt diskuton krijimin e një qendre kërkimore shumë të rëndësishme në rajonin tonë. Është një projekt i cili ofron dhe shërbime përtej atyre të kërkimit shkencor, siç është një nga iniciativat që do të diskutohet sot, ku në 50 për qind e kohës do të përdoret për arsye kërkimore shkencore dhe në 50 për qind e kohës do të përdoret për trajtimin e të sëmurëve me kancer me teknologjinë më të avancuar që sot ekziston”, tha Demo.

Takimi i sotëm është realizuar pas disa takimesh të mëparshme për ngritjen e një qendre kërkimore në rajon dhe është vendosur ngritja e një qendre për trajtimin e te sëmurëve me kancer.

Qendra do të ketë në fokus trajtimet dhe kërkimet shkencore të hulumtuesve nga rajoni.

Gjithashtu në takim është diskutuar për mundësitë për shkëmbim eksperiencash mes ministrive të Arsimit të vendeve të rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button