Kosovë, 36 orë pa informacion dhe pa dokument arresti për të arrestuarit e djeshëm

Urim Vokshi avokati mbrojtës i zëvendësdrejtorit të kolegjit “Mehmet Akif”, Yusuf Karabina në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka sqaruar rrethanat e arrestimit të klientit të tij dhe pesë personave të tjerë gjatë ditës së djeshme.

Vokshi ka treguar se deri më tani kur kanë kaluar 36 orë, nuk kanë asnjë informacion zyrtarë për vendndodhjen e klientit të tij dhe të tjerëve.

“Kanë kaluar afër 36 orë dhe ende nuk kemi asnjë dokument zyrtar që mund të vërtetohet arsyeja e arrestimit apo deportimit të klientit të tij dhe pesë personave të tjerë”, u shpreh Vokshi.

Ai shtoi se klienti i tij është arrestuar në mënyrë flagrante.

“Fatkeqësisht unë si avokat nuk kamë asnjë informatë zyrtare për vendndodhjen e tij. Është arrestuar në mënyrë flagrante pa u treguar arsyeja e arrestimit, dhe pastaj i njëjti ka humbur kontaktet me familjen dhe avokatin…Nuk kemi pasur asnjë mundësi që ta takojmë edhe të kontaktojmë me klientin tonë”, ka thënë Vokshi.

Lidhur me deportimin e tyre në Turqi siç është raportuar nga mediat, Vokshi ka thënë se sipas familjarëve të tij këto mund të jenë dezinformata.

Vokshi ka thënë se familjarët besojnë fuqishëm që personat e arrestuar dje janë ende në Kosovë.

“Nga mediat truke dje e kuptuam që janë deportuar në Turqi, kështu edhe na u tha gojarisht edhe në stacionin policorë. Familjarët janë të shqetësuar për këto lajme që i janë dezinformata të mediave turke. Familja beson fuqishëm që ata ende nuk janë deportuar në Turqi”, tha Vokshi.

Ai shtoi se sot kanë mbajtur një takim me këshilltarët e kryeministrit Ramush Haradinaj ku kanë kërkuar informacione se të arrestuarit a gjenden në Kosovë apo janë në Turqi.

“Familjarët kërkuan që të jepen incizimet e Aeroportit të Prishtinës me të cilat do të mund të vërtetohej a janë deportu apo jo në Turqi”, u shpreh avokati mbrojtës i Yusuf Karabina.

Ai tregoi se nga të arrestuarit vetëm pesë janë zyrtar të kolegjit “Mehmet Akif” kurse personi i gjashtë është një kardiokirurg. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button