Raporti i KE-së, paralajmërohet ardhja në Maqedoni e Mogerinit dhe Hanit

Pas publikimit të Raportit vjetor të Komisionit Evropian, i paralajmëruar për më 17 prill, Maqedoninë pritet ta vizitojnë Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini dhe Eurokomisari për Zgjerimi dhe Fqinjësi të mirë, Johanes Han. Kështu paralajmëroi sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një konferencë për media të mbajtur në qendrën e shërbimit të informimit në Qeverinë e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Pas publikimit të raportit më 17 prill, Maqedonia do të presë funksionarë të lartë të Komisionit Evropian. Si Federika Mogerini dhe Johanes Han”, tha Zaev.

Kjo deklaratë e Zaevit u tha gjatë njoftimit të tij se deri më 10 prill do të miratohen të gjitha ligjet e parapara me planin 3-6-9 të cilat janë të rëndësishme edhe për raportin vjetor të Komisionit Evropian.

Deri më 10 prill do të miratohen ligjet e kërkuara, Zaev: para KE-së të jemi të pastër (VIDEO)

Ndryshe, më 17 prill do të publikohet raporti i rregullt i Strategjisë për zgjerim i Komisionit Evropian dhe raportet e tij për secilin shtet veçmas. Pas kësaj, më 17 maj mbahet Samiti i Këshillit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Sofje të Bullgarisë, më qershor realizohen takim i Këshillit të përgjithshëm të BE-së dhe Këshillit Evropian me konkluzione të rëndësishme, në korrik kryesimin me BE-në e merr Austria, në korrik zhvillohet samiti i Londrës aktivitet ky që realizohet në kuadër të procesit të Berlinit dhe deri në fund të vitit 2018 zhvillohet debat i thellë me të gjitha vendet anëtare për ardhmërinë e Bashkimit Evropian edhe pas vitit 2025.

Strategjia e zgjerimit i KE-së: Ja cilat janë gjashtë “detyrat e shtëpisë” që duhet t’i kryejë Maqedonia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button