Forcat izraelite vrasin pesë palestinezë

Mijëra palestinezë në Rripin e Gazës marshuan drejt kufirit me Izraelin, në ditën e parë të protestës gjashtëjavëshe.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se së paku pesë palestinezë janë vrarë dhe 350 të tjerë janë plagosur në përleshje me ushtarët izraelitë, shkruan REL.

Ushtria izraelite tha se ka pasur “trazira” në gjashtë lokacione dhe se “ka qëlluar drejt nxitësve kryesorë të tyre”.

Palestinezët kanë ngritur pesë kampe pranë kufirit, për protestën e tyre “Marshimi i Madh i Kthimit”.

Ata kërkojnë që refugjatët të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre që tani janë në Izrael.

Protesta është thirrur nga grupi islamik palestinez Hamas, i cili udhëheq me Rripin e Gazës.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 1.3 milion nga 2 milionë banorë të Gazës janë refugjatë ose pasardhës të refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button