Më më fund filluan punimet në Bit Pazar, shitësit kanë një brengë

Pas shumë viteve premtime, më në fund filloi të bëhet rikonstruimi i tregut ‘Bit Pazar’ në komunën e Çairit, projekt ky cili u promovua pothuajse në çdo fushatë parazgjedhore nga kandidatët e partisë se BDI-së të cilët garuan për të parin e kësaj komunë.

Portalb.mk shkoi dhe pa se në këtë treg kishte filluar largimi i tezgave duke bërë hapësirë për të filluar rregullimi dhe rikonstruimi, mirëpo shitësit shprehën shqetësim, duke thënë për Portalb.mk se duke pasur parasysh se sa është stërzgjatur fillimi i punëve, frikësohen se realizimi i tyre do të jetë edhe më i gjatë dhe ata do të dalin në humbje.

Bit Pazari

“Nuk e mbaj mend më që sa kohë u premtua që do të bëhet rikonstruimi i këtij pazari. Ato tezga që i kanë larguar ju kanë gjetur vende nëpër hapësirat e pakta që ka ky treg, kurse disa të tjerë kanë vendosur që të mos punojnë deri sa të përfundojnë punimet, por shpresojmë që ato të kryhen shpejte”, tha R.T., shitës.

LEXO: Do të modernizohet Bit Pazari i Shkupit

LEXO: Bit Pazari në gjendje të mjerueshme, projekti askund (FOTO)

“Ne nga kjo fitojmë bukën e gojës dhe mbajmë familje. Apelojmë deri tek zyrtarët dhe përgjegjësit që sa më shpejtë të përfundojnë punët dhe të mund të punojmë normalisht”, tha U.I., shitës.

“Jemi të shqetësuar, gëzohemi që po rregullohet pazari po kemi frikë se sa kohë do të na merr”, tha një shitës tjetër.

Bit Pazari

Nga komuna e Çairit thonë për Portalb.mk se punimet tani më kanë filluar për realizimin e këtij projekti dhe se shitësit kanë afat deri më 5 prill që të paraqesin veprimtarinë e tyre me qëllim që të mos kenë probleme me ndalesat për shitje ilegale.

Ky projekt është parashikuar të realizohet në katër faza. Është planifikuar që të vendosen një mijë tezga, të rinovohet ujësjellësi dhe kanalizimi, të rregullohet pjesa që e mbulon tregun dhe të ndërtohet hapësirë e re prej 600 metra katrorë. Gjithashtu në këtë projekt është parashikuar që të ndërtohet edhe parking  me kapacitet prej 230 makinash. Reikonstruimi i tërësishëm i tregut parashihet të realizohet nga 12 deri në 14 muaj, njoftojnë nga Skopski Pazar.

LEXO: Arkë e zbrazur për Bit Pazarin, projekti mbetet vetëm në letër?

LEXO: Mexhiti prezantoi pamjen e re të Bit Pazarit (FOTO)

Ndryshe, projekti u prezantua më 12 mars 2013, nga Kryetari i atëhershëm i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe drejtori i Ndërmarrjes ‘Skopski Pazar’, Sasho Davitkovski. Më 11.01.2014, Kryetari i Komunës së Çairit vazhdoi me arsyetime se po pritet plani urbanistik dhe se ky projekt mundë të fillojë në pranverë.

Më 28.07.2015, Këshilli i Komunës së Çairit miratoi projekt Planin e detajuar urbanistik (PDU për Kuartatin e qytetit CS 02 Blloku 4) për rikonstruktim dhe mbindërtim të tërësishëm të Bit Pazarit.

Në gusht të vitit 2015, u hap debati publik i Bit Pazarit, ku menjëherë pas, pritej realizimi i projektit.

Bit Pazari

Afati i fundit për realizim (2015) të projektit kaloi, ndërsa në terren nuk kishte ndonjë punë konkrete të realizuar. Nga Komuna e Çairit, vonesat i arsyetonin me procedurat administrative dhe miratime që duhen të merren nga shumë institucione për nisjen e këtij projekti, i cili premtohet që nga 2013-ta.

LEXO: 10 milion euro për modernizimin e Bit Pazarit

Së fundmi realizimin e këtij projekti e premtoi edhe kryetari i tanishëm Visar Ganiu në fushatën e tij parazgjedhore.

Kurse sipas planit, objekti i ri modern që parashihet të ndërtohet do të ketë një sipërfaqe prej 15 mijë metrash katrorë dhe do të kushtojë afër 10 milionë euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button