Deri më 10 prill do të miratohen ligjet e kërkuara, Zaev: para KE-së të jemi të pastër (VIDEO)

Deri më 10 prill do të miratohen të gjitha ligjet të cilat parashihen me planin 3-6-9 që më 17 prill, kur pritet të publikohet raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë ne të jemi të pastër, kështu bëri të ditur kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot nga Qeveria e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Deri para 10 prillit në seancë parlamentare do të jenë ligji për ndjekjen e komunikimeve, ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, ligji për këshillin gjyqësor, ndryshimi i ligjit për KSHZ-në, dhe ligjet tjera që janë pjesë e planit 3-6-9”, tha Zaev.

Përndryshe, këto ligje u panë si pengesë për planin 3-6-9.

Ndaj mosmiratimit të ligjeve në fjalë, veçanërisht për mbrojtjen e dëshmitarëve, pakënaqësi ka shprehur edhe ekipi i Katica Janevës, Prokuroria Speciale Publike.

Ndryshe, më 17 prill do të publikohet raporti i rregullt i Strategjisë për zgjerim i Komisionit Evropian dhe raportet e tij për secilin shtet veçmas. Pas kësaj, më 17 maj mbahet Samiti i Këshillit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Sofje të Bullgarisë, më qershor realizohen takim i Këshillit të përgjithshëm të BE-së dhe Këshillit Evropian me konkluzione të rëndësishme, në korrik kryesimin me BE-në e merr Austria, në korrik zhvillohet samiti i Londrës aktivitet ky që realizohet në kuadër të procesit të Berlinit dhe deri në fund të vitit 2018 zhvillohet debat i thellë me të gjitha vendet anëtare për ardhmërinë e Bashkimit Evropian edhe pas vitit 2025.

Strategjia e zgjerimit i KE-së: Ja cilat janë gjashtë “detyrat e shtëpisë” që duhet t’i kryejë Maqedonia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button