Nuk ka asnjë ndryshim pas 22-vjetësh, imazhi i njohur i ekranit që po mahnit rrjetin (VIDEO)

Thuhet se disa njerëz plaken bukur, ashtu siç thuhet edhe se bukuria është si vera, sa më shumë kohë të kalojë, aq më e mirë bëhet, transmeton Revista Class.

Pas verës, e dyta në radhë është Yang Dan, një zonjë (zonjë?) e mrekullueshme nga Kina, e cila punon prej 22-vjetësh si prezantuese moti.

E nisi punën kur ishte vetëm 22-vjeçare dhe sot është 44. Siç dihet nga të gjithë, aziatiket kanë gjene të mrekullueshme dhe gjithmonë duken bukur, por janë plot 22 vite dhe është e habitshme se si pamja e kësaj zonje është krejtësisht e njëjtë. I vetmi ndryshim i dukshëm i saj janë flokët, madje me kalimin e viteve duken më të shkëlqyeshëm e më të ndritshëm se 20 vjet më parë.

Yang Dan është quajtur ‘perëndeshë e pamoshë’ dhe e meriton plotësisht. Njerëzit ende pyesin se si është e mundur dhe si arrin të duket kaq e mirë? A ndjek një rutinë bukurie dhe kujdeset për lëkurën me rregulla të rrepta? A ka ndonjë burim sekret të rinisë së përjetshme në një vend të fshehur diku në Kinë? Disa ndjekës, madje, bëjnë edhe shaka duke supozuar teori konspirative që çdo puntatë e programit është regjistruar për 20 vitet e ardhshme :).

E gjithë kjo gjë filloi me një videomontazh të Yang gjatë viteve në të cilat ajo ka drejtuar rubrikën e motit, në Ditën Ndërkombëtare të Grave. Ishte një përvojë e mrekullueshme. Video u shpërnda në rrjet nga mijëra përdorues. Ata u mrekulluan nga fakti që ajo nuk ka asnjë shenjë moshe. Për më tepër, duket madje më e rinuar në vite.

Video origjinale ka më shumë se 20 mijë komente nga ndjekësit që kujtojnë se si janë rritur duke e ndjekur atë nga ekrani, duke diskutuar për pamjen e saj të pandryshueshme në më shumë se 20 vjet.

Yang ka lindur në nëntor të vitit 1973. Studioi në Institutin e Transmetimeve, në Pekin, u diplomua në vitin 1995 dhe filloi punë në Stacionin Qendror të Kinës, në vitin 1996. Jo vetëm që del dy herë në transmetim në Televizionin Qendror të Kinës, por ajo prezanton me zë motin edhe në Radion Nacionale.

Kështu, nëse doni të planifikoni pushimet dhe të mësoni si është koha në Kinë, Yang është më e mira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button