Xhaferi nuk e nënshkruan ligjin e gjuhëve, kryeministri Zaev thotë se frika është gënjeshtër

“Bllokimi i ligjit për mua pa përjashtim do të thotë se dikush frikësohet që ky ligj të marrë jetë. Kur të shoh dritë ligji, atëherë qytetarët do të kuptojnë se frika kanë qenë gënjeshtër. Nëse dikush mendon se është e kundërta, le ta lëshojë fillimisht ligjin të shohë dritë, ta nënshkruajë, mendoj në kryetarin e shtetit, dhe të shohim se sa e duam shtetin dhe se si bëhet ajo që të gjithë e duam dhe që do të thotë ‘Jetë për të gjithë'”, transmeton Portalb.mk.

Kështu u shpreh sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke komentuar mbi deklaratën e djeshme të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi se ai nuk do ta nënshkruajë ligjin për përdorimin e gjuhëve që i njëjti më pas të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Në lidhje me mospublikimin e ligjit të përdorimit të gjuhëve në Gazetën Zyrtare sipas kryeministrit Zaev parashihen dy iniciativa. Njëra është që ai të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese e tjera që është duke u punuar nga grupet e punës juridike në Kuvend dhe institucione tjera.

Megjithatë ai bëri të ditur se bllokimi i ligjit të gjuhëve pengon investimet për të cilat kanë nevojë reale qytetarët e Maqedonisë.

“Qëllimi është që kur Kuvendi sjellë vendim, ligjet të shohin dritë. Edhe njëherë dua të apeloj që ta lëshojmë ligjin të jetojë dhe të shohin të gjithë se nuk ka diçka të keqe në të. Të shohim se të gjithë jemi larguar nga paragjykimet dhe se e drejta e pamundësuar deri më tash do të mundësojë që të hapen rrugët për të sjellë më të mirën për qytetarët. Edhe ajo është bujqësia, ekonomia, infrastruktura, arsimi”, tha Zaev.

Përndryshe dje, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se ai nuk do të vendosë nënshkrim në vend të presidentit Gjorgje Ivanov i cili edhe përkundër obligimit kushtetues nuk e dekreton ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kryetari i Kuvendit njoftoi se ka kërkuar që të takohet me presidentin Ivanov por nga Kabineti i presidentit nuk i kanë kthyer përgjigje.

Në lidhje mundësinë për dërgimin e një kërkesë nga Kuvendi në Gjykatën Kushtetuese që e njëjta të deklarohet nëse presidenti ka shkelur kushtetutën me mos dekretimin e ligjit, Xhaferi tha se Kuvendi nuk ka bazë  t’i drejtohet Kushtetueses.

Sipas Xhaferit, po analizohen format se si mund të hyjë në fuqi ligji, ndërkaq tha se mosnënshkrimi i ligjit nga ana e Ivanovit mund të krijojë praktikë që në të ardhmen secili president të mund të bllokojë secilin ligj.

Pasi Ivanov s’e dekreton, si do të hyjë në fuqi ligji për gjuhët?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button