Punësime të reja në Armatën e Maqedonisë, Ministria e Mbrojtjes shpalli konkurs për 125 ushtarë

Ministria e Mbrojtjes shpalli konkurs për punësimin e 125 ushtarëve të rinj. Të drejtë për aplikim kanë të gjithë personat e rinj deri në moshën 25 vjeçare me arsimim të mesëm, të cilët vullnetarisht kanë qenë në ushtri, transmeton Portalb.mk.

Ky është raundi i parë i punësimeve në Armatë, nga 375 punësimet e reja të parashikuar.

“Në këtë mënyrë hapim punësime të reja, u japim mundësi të rinjve dhe shtetit për përforcim”, deklaroi dje ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Shekerinska paralajmëroi e ushtarët e rinjë do të kenë rroga më të larta dhe se së shpejti do të rriten edhe rrogat e ushtarëve te tjerë , por njoftoi se  këto ditë do të ketë edhe furnizime publike për uniforma dhe çizme.

Shpalljen e plotë mund ta lexoni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button