Rusia kundërpërgjigjet me numër të njëjtë të diplomatëve të dëbuar

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se kanë tërhequr mbrapa lejen për aktivitetet e konsullatës amerikane në Shën Petersbrug, duke paralajmëruar se vendi i tij do të dëbojë diplomatë amerikanë në numër të njëjtë me atë të diplomatëve rusë të dëbuar nga SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për shtyp në Moskë, Lavrov tha se ambasadori amerikan në Moskë, Jon Huntsman, është thirrur në Ministrinë e Jashtme ruse.

Ai tha se Huntsman është informuar rreth hapave që do të hedhin në kuadër të reciprocitetit ndaj hapave të SHBA-së ndaj Rusisë.

“Do të tërheqim lejen e aktiviteteve të konsullatës së SHBA-së në Shën Petersburg dhe do të dëbojmë diplomatë amerikanë në numër të njëjtë me atë të diplomatëve rusë të dëbuar nga SHBA”, potencoi Lavrov.

Ai tha se kundërpërgjigje të njëjtë do të ketë edhe ndaj shteteve të tjera që kanë dëbuar diplomatë rusë.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Rusisë përmes një deklarate me shkrim njoftoi se ambasadorit amerikan Huntsman i është njoftuar vendimi për dëbimin e 58 punonjësve të personelit në ambasadën amerikane në Moskë dhe shpalljen “persona të padëshiruar” të dy punonjësve në konsullatën në Yekaterinburg, të cilët kanë afat ta braktisin Rusinë deri më 5 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button