Takimi Nimic – Dimitrov – Koxias: për çështjen e emrit, do të propozohet formë juridike me vende të zbrazëta

Formë juridike, me vende të zbrazëta në çështjen e hapur do t’ua prezantojë ndërmjetësuesi Metju Nimic ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë në Vjenë të Austrisë, ka njoftuar agjencia greke ANA-MPA, transmeton Portalb.mk.

“Sipas informacioneve të deritashme, Nimic do të jetë i pari që do të flasë dhe do të prezantojë formën juridike, në bazë të së cilës do të arrihet marrëveshja e ardhshme të dy anëve në OKB, me vende të zbrazëta “për” çështjen e hapur, siç është emri”, shkruan ANA-MPA.

Sipas kësaj agjencie të lajmeve, pas prezantimit të Nimicit do të shprehen edhe qëndrimet e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe homologut të tij nga Greqia, Nikos Koxias.

“Pas kësaj do të vijojë prezantimi i qëndrimeve të të dy ministrave të Punëve të Jashtme dhe bisedimet për pozitat”, shkruan ANA-MPA.

Siç njofton kjo agjenci i lajmeve, takimi i treshës, Dimitrov – Nimic – Koxias do të mbahet në ministrinë e Jashtme të Austrisë duke filluar nga ora 09:30 (sipas kohës së Maqedonisë).

Përndryshe, në takimin në fjalë pritet që të bisedohet edhe për pikat kyçe të propozim-marrëveshjeve të shkëmbyera.

Mediat greke shkruajnë se pas Vjenës pritet që ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov do të vizitojë Athinën.

Ministrat Dimitrov dhe Koxias mbrëmë ishin në darkë në Vjenë te restoranti i Aki Nuredinit nga Tetova

Edhe përkundër dallimeve në qëndrimet e Shkupit e Athinës zyrtare, qeveritë e dy vendeve kanë shprehur gatishmëri për t’i dhënë fund këtij kontesti shumëvjeçar dhe optimizëm se do të arrijnë progres pikërisht sot.  Për javën e ardhshme është caktuar një takim liderësh në Greqi ku ndër tjerash pritet të bisedohet edhe rreth përfundimeve të takimit të Vjenës.

Ndryshe, së fundmi pas 12 viteve, një ministër i Jashtëm i Greqisë ka zbritur me aeroplanin zyrtar në Aeroportin e Shkupit. Ai pati vizita me kreun më të lartë shtetëror, por edhe me liderët e partive politike.

Sipas asaj që deklaroi ai, Greqia “është për një kompromis të ndershëm”, ndërkaq homologu i tij, Dimitrov, deklaroi se Maqedonia nuk pranon emër të ngjitur i cili nuk do të përkthehej.

Kontesti 25 vjeçar

Ndryshe, Greqia dhe Maqedonia kanë çështje të hapur për emrin që nga pavarësimi i Maqedonisë në vitin 1991. Në vitin 1995, Kombet e Bashkuara u bënë ndërmjetës në zgjidhjen e emrit duke dërguar person special si mediator. Deri më sot, ndërmjetësimi nuk ka sukses. Greqia pretendon se shteti i Maqedonisë është duke e përdorur emrin e regjionit verior grek i cili mban emrin Maqedoni, përcjellë Portalb.mk.

 

Megjithatë, pas ardhjes në pushtet të Zoran Zaevit, kjo çështje është riaktualizuar duke rifilluar bisedimet për kontest. Pas një takimi të kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë në Davos të Zvicrës, Zaev, njoftoi se Maqedonia ka vendosur që t’i ndryshojë emrat e autostradës dhe aeroportit të cilët e mbajnë emrin e figurës së kontestuar nga pala greke – Aleksandri i Maqedonisë. Me vendim të Qeverisë, autostrada u riemërua në “Miqësia”, ndërkaq aeroporti në “Aeroporti i Shkupit”.

Shpresat për integrim të Maqedonisë në NATO dhe BE, janë gjithnjë më të fuqishme, duke pasur parasysh se sinjalet e Komisionit Evropian janë se Maqedonia do ta rimerr rekomandimin për fillimin e bisedimeve hyrëse për anëtarësim në BE. Kjo u vërtetua edhe me publikimin e Strategjisë së KE-së për anëtarësimin e vendeve ballkanike në BE, por edhe nga kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, i cili në javën e fundit të shkurtit ishte për vizitë në Shkup. Edhe pse, Junker tha se nuk mund të japë datë për fillimin e bisedimeve, megjithatë, shtoi se Maqedonia është në rrugë të drejtë. Megjithatë, përveç menjanimit të kontestit për emrin me Greqinë, që të anëtarësohet në BE, Maqedonia duhet të punojë edhe në sundimin e ligjit, rritjen e ekonomisë dhe konkurrencës, zhvillimin e arsimit dhe sigurisë si dhe komunikimin digjital.

Ministrat Dimitrov dhe Koxias mbrëmë ishin në darkë në Vjenë te restoranti i Aki Nuredinit nga Tetova

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button