Komuna e Tetovës e zgjodhi kreun e Këshillit Komunal (VIDEO)

14:09- Me 18 vota “për”,  pa asnjë votë “kundër”, ndërsa me 9 të përmbajtur, Bekim Memeti u zgjodh kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës në mbledhjen e këshilltarëve të Komunës, njofton Portalb.mk

“Pas një kohe shumë të gjatë ne arritëm së bashku me koordinatorët e grupeve tjera politike të marrim numër për pikat e rendit të ditës. Në rend dite kishim 20 pika të rendit të ditës, dhe në fund pika e 20 ishte zgjedhja e kryetarit të Këshillit. Ka qenë një kohë e gjatë, mirëpo unë besoj se këshilltarët atë që është dashur të votohet”, tha Bekim Memeti pasi u zgjodh kryetari i Këshillit të Komunës.


—————————————————————————
Sot përfundimisht do të mbahet mbledhja e këshilltarëve të Komunës së Tetovës për të zgjedhur kryetarin e Këshillit, njofton Portalb.mk. Një ditë para skadimit të afatit ligjor, partitë politike që kanë anëtarë në Këshill janë marrë vesh që Bekim Memeti nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim të jetë kryesues i Këshillit, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, Memeti ditë më parë për Portalb.mk deklaroi se është optimist se të gjithë do të tregojnë interes të tejkalohet situata ku Komuna pa nënshkrimet e kryesuesit të Këshillit ka para vetëm për rroga të administratorëve dhe për çështje administrative.

“Seanca me gjasë do të realizohet deri në fund të javës. Do të kemi edhe një koordinim të përbashkët me gjithë koordinatorët te kryetarja e Komunës, Teuta Arifi dhe të shohim qëndrimet e të gjithëve. Jam optimist dhe pres nga të gjithë të tregojnë interes të tejkalohet kjo situatë me qëllim që të tregojmë edhe pjekuri politike po edhe ta arsyetojmë zgjedhjen tonë si këshilltar komunal ndaj qytetarëve dhe për të mirën tonë të përgjithshme “ thotë për Portalb.mk, Bekim Memeti, koordinator i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Nga partitë politike Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA thanë se janë të hapur për bashkëpunim. Edhe Zhive Aleksovski nga LSDM thotë se pret të ketë një ketë seancë ku të zgjidhet ky problem.

Aktualisht, me vendim të Qeverisë, sa për të mos u bllokuar krejtësisht puna në komunë, Ministria e Financave e ka pranuar buxhetin e Komunës së Tetovës i cili kohë më parë kaloi me shumicë votash, por pa nënshkrim të kryetarit të këshillit, që në fakt nuk është zgjedhur.

Këshilli i Komunës së Tetovës numëron 31 këshilltarë, ndërsa nga kjo përbërje për zgjedhjen e kryetarit nevojitet shumicë, apo 16 vota prej numrit të përgjithshëm.

Përbërjen e Këshillit mund ta shihni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button