NBA: Heat barazojnë serinë, Spurs në finale

LeBron James dhe Dwyane Wade kanë shënuar 70 pikë së bashku derisa Miami Heat është rikuperuar nga dy disfata të njëpasnjëshme për të shënuar fitore 101-93 në ndeshjen e katërt përballë Indiana Pacers.

Heat, të cilët dështuan në dy ndeshjet e mëhershme në mungesë të Chris Bosh, ishin në disavantazh prej tetë pikësh në fund të gjysmë-pjesës së parë, por u rikthyen në çerekun e tretë kur James dhe Wade morën kontrollin e ndeshjes.

James, i cili javën e kaluar u zgjodh MVP i sezonit, shënoi 40 pikë, 18 kërcime dhe nëntë asistime. Ndeshja e pestë zhvillohet të enjten në Miami.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmshme, San Antonio Spurs është kualifikuar në finale të Konferencës Perëndimore duke mposhtur Los Angeles Clippers me rezultat 102-99 në ndeshjen e katërt mes tyre (të katërta të fituara nga Spurs).

Tim Duncan shënoi 21 pikë, ndërsa Tony Parker kontribuoi me 17 pikë për skuadrën fituese. Fitorja ishte e 18-ta radhazi për Spurs, të cilët në rundin e ardhshëm do të përballen me Oklahoma City ose me Los Angeles Lakers për titullin e Konferencës Perëndimore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button