fbpx

Friedman: SHBA nuk përpiqet të ndërrojë Mahmud Abbas-in

 Ambasadori amerikan në Tel Aviv, David Friedman, ka deklaruar se nëse presidenti palestinez Mahmud Abbas nuk pranon bisedimet paqësore me Izraelin “në vend të tij mund të vijë një person i ri që mund të pranojë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në televizionin izraelit Kanal 10, në lidhje me bisedimet e paqes Izrael-Palestinë të cilat janë ndërprerë për shkak të imponimit të kushteve të tyre nga SHBA-ja dhe Izraeli, Friedman, tha se, “Koha nuk qëndron në vend. Nëse Ebu Mazin (Mahmud Abbas) nuk u kushton vëmendje bisedimeve, jam i sigurtë se do të jetë një tjetër që do ta bëjë këtë”.

Pasi ka lënë të kuptohet se ideja për “përmbysjen” e presidentit palestinez Abbas, ambasadori Friedman ka theksuar se “Boshllëqet janë të prirura për t’u mbushur. Nëse është formuar një boshllëk, patjetër që do të ketë një person që do ta plotësojë. Edhe ne përparojmë në procesin tonë të paqes”.

“SHBA është mike e popullit palestinez. Nëse qeveria e Palestinës nuk punon me ne, le të mos punojë. Por, ne nuk mund të heqim dorë nga qëllimi ynë për të përmirësuar jetën e popullit palestinez”, ka thënë ambasadori amerikan.

Friedman, gjithashtu ka bërë një deklaratë në llogarinë e medias sociale pasi deklaratat në fjalë janë përhapur gjerësisht edhe në shtypin izraelit por edhe në atë palestinez. Në deklaratën e tij ai ka thënë se, “Disa pjesë të intervistës sime sot u cituan gabimisht. SHBA nuk përpiqet të ndërrojë Mahmud Abbas-in. Është zgjedhje e popullit palestinez që të përcaktojë liderin e tij”.

Ndërkohë që edhe Qeveria e Palestinës ka reaguar duke vënë në dukje se janë të papranueshme deklaratat e Friedman-it. Zëdhënësi i presidencës palestineze Nebil Ebu Rudeyne, nëpërmjet një deklarate tha se “Kjo deklaratë është ndërhyrje e drejtpërdrejt në punët e brendshme të Palestinës. Janë të papranueshme këto lloj deklaratash”.

“Me sa duket Friedman më shumë flet në emër të Izraelit se sa të SHBA-ve dhe ai veten e tij e sheh si mbrojtës i Izraelit dhe kolonëve hebrenj. Friedman nuk përfaqëson interesat e SHBA-ve, përkundrazi tensionon edhe më shumë atmosferën dhe dëmton popullin amerikan”, tha Rudeyne, duke shtuar se populli palestinez nuk do të lejojë që fuqitë e jashtme të përcaktojnë fatin e tij.

Këto deklarata të ambasadorit amerikan Friedman shihen si deklaratat më të ashpra të qeverisë amerikane kundër presidentit Abbas që nga koha kur SHBA njohu Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”.

Kush është ambasadori amerikan Friedman?

Friedman, i cili u emërua ambasador në Izrael nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka ushtruar detyrën e këshilltarit për çështjen e Izraelin gjatë fushatës zgjedhore. Friedman, mbështet Izraelin në ndërtimin e vendbanimeve të reja dhe zhvendosjen e ambasadës amerikane në Kuds. Ai gjithashtu njihet si një person që ka lidhje shumë të ngushta me Izraelin.

Friedman qëndron pranë krahut të djathtë ekstrem në SHBA dhe vjen nga një familje hebreje. Në deklaratat e mëparshme ai ka mbrojtur idenë se “Njësitë e reja të vendbanimeve hebreje që Qeveria e Izraelit i ndërton në territoret palestineze nën pushtim nuk përbëjnë pengesë për paqen”.

Abbas “fjalë të rënda” për ambasadorin amerikan 

Abbas gjatë një fjalimi në hapjen e një takimi ku morën pjesë zyrtarë të lartë palestinezë ka përdorur “fjalë të rënda” për ambasadorin Friedman për shkak të deklaratës së tij se ‘vendbanimet hebreje janë pjesë e Izraelit’.

“Njësitë e vendbanimeve hebreje legjitime… Shumë zyrtarë amerikanë e përdorin si të tillë këtë. Në krye të këtyre është ambasdori amerikan në Tel Aviv, David Friedman. Ai thotë se (kolonët hebrenj) po ndërtojnë vendbanime në territoret e tyre. ‘Qen bir qeni‘ në territorin e tyre po ndërtojnë ata?. Ata kolonë, edhe familjet e tyre i kanë kolonë. E çfarë mund të presim ne nga ai, ambasadori amerikan në Tel Aviv?”, ka thënë Abbas gjatë një fjalimi më 19 mars në Ramallah.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button