Memeti përsërit qëndrimin: Policia i ka shkelur autorizimet gjatë arrestimit të deputetëve të VMRO-së

“Ministria e Punëve të Brendshme, edhe përkrah reagimit publik të Avokatit të Popullit, në rastin e arrestimit të deputetëve dhe privimit të tyre nga lira nuk e mori guximin të pranojë se me veprimin e tij e ka shkelur të drejtën e imunitetit të deputetit dhe parimin e prezumimit të pafajësisë”, kështu sot deklaroi Avokati i Popullit Ixhet Memeti gjatë konferencës për shtyp ku e prezantoi raportin vjetor, njofton Portalb.mk.

“Me keqardhje konstatoj se edhe në vitin 2017 policia vepronte në mënyrë joprofesionale, duke aplikuar standarde të dyfishta në punë, me çka i konfirmoi sugjerimet tona shumëvjeçare për partizimin e thellë të këtij organi, e që është për çdo dënim. Rekomandoj që Ministria e Punëve të Brendshme të ngritet mbi interesat partiake dhe në mënyrë efikase dhe profesionale ta kryej funksionin e saj, në interesin më të mirë të qytetarëve”, tha Memeti.

Ndryshe, Memeti edhe paraprakisht akuzoi gjykatësit e procedurës paraprake, Vesna DImishkova dhe Nenad Savevski, se e kanë keqpërdorur masën e paraburgimit dhe e kanë shfrytëzuar si dënim për deputetët e dyshuar për të “Enjten e Përgjakshme” që ndodhi më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai sikur sot, gjithashtu tha se policia nuk ka guxuar t’i arrestojë deputetët, pasi që kanë pasur imunitet.

“Bëhet fjalë për shkeljen e nenit 19 nga Rregullorja për kryerjen e punëve policore në të cilën thuhet se nëse personi tregon status me të cilin i jepet imunitet, nuk guxon që të arrestohet”, konstatoi Memeti.

Ankesën për shkeljen e të drejtave të deputetëve, Avokati i Popullit e ka marrë nga ana e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të nënshkruar nga 33 deputetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button