Tre të dyshuar për dhunën e 27 prillit, fshihen në Maqedoni

Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Mlladen Dodevski dhe Dejan Davidovski – Desho fshihen në Maqedoni. Alsat M jozyrtarisht mësoi se ndonëse ndaj tyre u lëshua urdhër arrest ndërkombëtar për inkursionin e përgjakshëm në Parlament më 27 prill, ata nuk e kanë kaluar kufirin. Mbrëmë vonë, u paraqit vet në burgun e Shutkës, Nikolla Mitrevski – Koljo, i cili së bashku me tre të tjerët ishin të pakapshëm për policinë. Ndërkohë, nga Ministria e Brendshme thonë se po marrin masa për gjetjen e të tjerëve.

Prokuroria ndërpreu procedimet për këta katër persona sepse ata ishin në arrati, por në akuzë është theksuar se i arratisuri Aleksandar Vasilevski-Ninxha ka marrë një telefonatë nga një pjesëtar i sigurimit të Nikolla Gruevskit. Kontakti telefonik ishte nga Austria, ku ish-kreu i VMRO-DPMNE-së ndodhej më 27 prill. Pas bisedës, Ninxha mobilizoi 68 njerëz dhe iu ka dhënë maska për të mbrojtur veten nga njohja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button