Kosovë, Vetëvendosje dërgoi “Demarkacionin” në Kushtetuese

Shefi i grupit parlamentar të partisë opozitare në Kosovë Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca sot në emër të partisë së tij ia ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese kërkesën për “Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Ratifikimin për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas dorëzimit të kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese, Konjufca ka thënë se LVV është e bindur se në këtë marrëveshje ka pasur shkelje të rënda të Kushtetutës së Kosovës.

Sipas tij, shkelja më e rëndë ka të bëjë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. “Është neni 2 i Kushtetutës së Kosovës, paragrafi 2, i cili thotë se integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm dhe është i patjetërsueshëm”, deklaroi ai.

Konjufca thotë se ajo çfarë kanë bërë deputetët e Kosovës, është se kanë përcaktuar kufi të ri, në vend se të bëhej shënimi i kufirit. Sipas tij, edhe me këtë është shkelur Kushtetuta.

Kujtojmë se më 21 mars Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e jashtëzakonshme me 80 vota “pro” ka ratifikuar Projekt-ligjin për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo marrëveshje u ratifikua pas katër tentimeve të pasuksesshme nga gazi lotsjellës, që u hodh nga deputetët e partisë opozitare Lëvizja Vetëvendosje. LVV pretendon se Kosova me këtë marrëveshje humb më shumë se 8 mijë hektarë tokë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button