Tryezë e rrumbullakët nga USSH: Të ketë arsim cilësor, të barabartë dhe motivues

Unioni Studentor Shqiptar (USSH) realizoi aktivitetin e dytë në kuadër të projektit “Javë Studentore” e që ishte tryezë e rrumbullakët, panelistë ishin: profesori Gadaf Rexhepi, deputetja dhe pjesë e Komisionit për Reforma në Arsim, Gjylymsere Kasapi, profesoresha dhe aktivistja për të drejtat e grave dhe studentëve Gjyla Çeliku, veterani i arsimit shqip Avzi Mustafa, profesori Sefer Tahiri dhe gazetarja Laura Papraniku.

Ashtu siç kumtojnë nga Unioni Studentor Shqiptar në këtë tryezë synimi ishte që të lansojë kërkesat e përbashkëta studentore të cilat janë:

1. Arsim cilësor.
2. Arsim të barabartë për të gjithë.
3. Instalim të mekanizmave motivues për të gjithë ata që janë pjesë e sistemit arsimor.

“Këto kërkesa dëshmojnë vullnetin e studentëve për kontribut në drejtim të ofrimit të potencialit rinor në konstruktim të një të ardhme më cilësore. Në këtë tribunë pritshmëritë tona ishin që të arrijmë bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në mungesë të po të njëjtëve efikasiteti dhe rezultatet nuk munguan për nga fakti se deputetja Gjylymsere Kasapi ftoi që studentët shqiptarë të marrin pjesë në debatet parlamentare dedikuar ligjeve në arsimin e lartë dhe reformave në arsim”, thuhet në kumtesën e USSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button