Sela në takim me ambasadorin e Italisë: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në rrugëtimin e proceseve eurointegruese

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Karlo Romeo. Ziadin Sela ka informuar ambasadorin e Italisë, për aktualitetet e fundit politike në vend. Sela gjithashtu ka informuar ambasadorin Romeo edhe për sjelljen e Ligjit të Gjuhës shqipe në Kuvend si dhe mundësitë e hyrjes në fuqi, si dhe, siç thuhet në kumtesë, zbatimin e domosdoshëm në praktikë, si element i rëndësishëm i demokratizimit të shtetit dhe shoqërisë multietnike.

“Temë tjetër diskutimi nga ana e kryetarit Sela kanë qenë edhe vërejtjet e tij për Qeverisjen LSDM-BDI si dhe për dinamikën e reformave sidomos në Drejtësi, reforma këto të cilat nuk janë në pajtueshmëri me pritshmërinë e qytetarëve të Maqedonisë. Aleanca për Shqiptarët ka qenë dhe gjithmonë do të jetë në gatishmëri për të kontribuar në rrugëtimin e proceseve eurointegruese të Maqedonisë për ne BE dhe NATO, ka deklaruar kryetari i Aleancës. Në këtë kontekst, Sela ka kërkuar mbështetje nga ambasadori i Italisë, si një shtet mjaft i rëndësishëm i BE-së dhe NATO-s, që Italia t’i ndihmojë Maqedonisë që sa më parë të bëhet pjesë e strukturave euro atlantike”, thuhet në kumtesë .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button