Manastir, tre shqiptarë në grevë urie për një kërkesë: Burgu dhe Drejtoria bëhen shurdhe

Tre shqiptarë që qëndrojnë në Burgun e Manastirit tashmë 24 orë janë në grevë urie. Arsyeja e grevës së urisë janë mosshfrytëzimi i të drejtës së vizitës nga ana e familjarëve si pasojë e të cilës kërkojnë të transferohen nga Manastiri në Burgun e Idrizovës. Portalb.mk kontaktoi Burgun e Manastirit dhe Drejtorinë për Parashtrimin e Sanksioneve dhe asnjëra nuk zgjedh të deklarohet se a e kanë shqyrtuar kërkesën e ndërsa zgjedhin t’ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës.

“Për këtë çështje është më mirë të kontaktohet Drejtoria për Parashtrimin e Sanksioneve. Burgu nuk është kompetente për të pranuar kërkesën e të burgosurve”, thanë për Portalb.mk, nga Burgu i Manastirit duke mos mohuar informacionet se tre të burgosurit shqiptarë kanë hyrë në grevë urie.

Të shtyrë nga Burgu i Manastirit, Portalb.mk kontaktoi Drejtorinë për Parashtrimin e Sanksioneve dhe të njëjtët pasi fillimisht na thanë se për këtë çështje duhet të drejtohemi te burgi, pasi kuptuan se ne paraprakisht kishim kontaktuar të njëjtët, thanë se drejtori ishte i zënë e nuk mundet të marrim përgjigje për këtë çështje.

DPS: Mendoj se kompetente për këtë çështje do të ishte Burgu i Manastirit
Portalb.mk: Por ne kontaktuam burgun, ata na thanë se ju jeni kompetent
DPS: Në rregull, ne nuk mund të përgjigjemi se drejtori është në mbledhje duke kërkuar që pyetjet tua dërgojmë me e – mail. 

Pyetjet janë dërguar, por nga DPS-ja edhe më tej heshtin ndërkohë që të burgosurit vazhdojnë me grevën e urisë.

Se pse e duan tre shqiptarët këtë transferim, janë kushtet e vështira në burg, tortura psikologjike që iu bëhet nga personeli i burgut, largësia e madhe nga vendbanimi ku jetojnë familjarët e tyre si pasojë e të cilës ata nuk mund t’i vizitojnë. Madje siç mëson Portalb.mk, të njëjtit kanë qenë të kërcënuar edhe për grevën e urisë së tyre nga personeli i burgut, me heqjen e të drejtës së shfrytëzimit të pushimit i cili duhet të ndodh në muajin maj.

“Më së shumti na vret tortura psikologjike që e përjetojmë në burg. Nuk mund ta paramendoni ju që jeni jashtë se si është këtu. As korridore nuk kemi, as nuk sillen mirë ndaj nesh. Ne duam vetëm të na transferojnë në Burgun e Idrizovës që edhe familjarët ta kenë ma lehtë për vizitat”, tha njëri nga të burgosurit.

Në grevë urie, janë tre të burgosur si: Burhan Saliu, Osman Osmani dhe Rexhep Memishi.

Më poshtë mund të shihni edhe letrën publike të tre të burgosurve dhe kushtet e Burgut të Manastirit.

“Qelia 3”, MPB: Janë arrestuar 5 persona në Turqi, që kanë dashur t’i bashkëngjiten ISIS-it

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button