Për herë të parë, Dua Lipa flet për ngacmimet seksuale

Po bëhet gjithnjë e më shpeshtë kohët e fundit, fakti që personazhe publik flasin për seksizmin si fenomen apo ngacmimet seksuale në botën e showbiz-it. Dhe këtë e shprehin ose përmes intervistash të gjata, ose në daljet publike kur i bashkohen nismave të ngjashme, që përcillen përmes elementëve si trëndafili i bardhë, fjongo, etj, transmeton Revista Class.

Nuk bën përjashtim nga rasti, as këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa. Si protagoniste e kopertinës së revistës GQ të versionit britanik, artistja i është përgjigjur pa drojë pyetjes lidhur me ngacmimet seksuale, që po përshfaqen këto kohë si fenomeni i fshehtë që ka ekzistuar ndër vite në radhët e VIP-ave të njohur.

Dua është shprehur se: “Unë jam me fat që nuk kam pasur ndonjë ngacmim seksual, të asnjë lloji. Mendoj se është e rëndësishme që të ngulitet në kokë se nuk duhet të ketë dallime apo ndasi gjinore mes meshkujve dhe femrave. Nëse djemtë mund të vishen si të duan, të dalin, të argëtohen sepse ky stil jete është i padëmshëm për ta, pse vajzat nuk duhet? Për shumë prej tyre, qofshin aktore, këngëtare, modele, pavarësisht profilit që kanë ato duhet të jenë të gjendje të vishen dhe të jetojnë siç ato vetë duan, pa kokëçarje. Duhet ta merrni seriozisht këtë gjë”.

Deklarata e Dua-s tashmë ka bërë xhiron e botës!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button