Nora Istrefi tregon të vetmen arsye përse do të ndahej nga Roberti

Është folur shpesh për një ndarje mes Nora Istrefit dhe Robert Berishës. Çifti i famshëm i ka mohuar zërat dhe fatmirësisht, ata janë bashkë dhe më të lumtur se kurrë. Gjithsesi, pyetja për ndarjen vazhdon ta “ndjekë”, këngëtaren nga Kosova. E ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin, “Nd’rrimin e Natës” në Klan Kosova, Nora është pyetur se cilat do të ishin tre arsyet që do ta bënin të ndahej nga Roberti. Nora pa nguruar ka dhënë vetëm një, transmeton Revista Class.

“Tradhtia, tradhtia dhe vëtëm tradhtia”,-është shprehur Nora.

Nora dhe Roberti janë ndër çiftet më afatgjatë të showbiz-it shqiptar. Çifti i famshëm kanë edhe një vajzë, emri i cilës është Renee.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button