Pesë super ndeshje na presin gjatë fundjavës

Gjatë fundjavës do të rikthehen ndeshjet e kampionateve për klube të shteteve evropiane.

Futbolldashësit do të jenë dëshmitar të pesë super ndeshjeve pesë kampionatet kryesore të kontinentit tonë.

Derbi do të zhvillohet në shtetin gjerman, po ditën e shtune, me fillim në ora 18:30 do të ballafaqohen Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, transmeton Telegrafi.

Takimi kryesor zhvillohet në ligën elitare italiane, ku do të takohen Juventus dhe Milan të shtunën në ora 20:45.

Paris Saint-Germain dhe Monaco do të takohen të shtunën me fillim në ora 21:00 në kuadër të finales së Kupës së Ligës.

Barcelona si mysafire do të ketë punë të vështirë të shtunën kur në ora 20:45 luan kundër Sevillës.

Takimi i së dielës në ora 17:00 mes Chelseat dhe Tottenham Hotspurit përfundon edhe një javë të me plot ballafaqime të forta në kontinentin evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button