Kryeministri grek, Cipras: Ndryshimi i kushtetutës është parakusht për marrëveshje të plotë të emrit

Kryeministri grek, Aleksis Cipras nga Selaniku e përsëriti qëndrimin se “ndryshimi i Kushtetutës në vendin fqinj është parakusht për zgjidhje afatgjate të problemit”, transmeton Portalb.mk.

Këtë Cipras e tha në një konferencë në Greqi duke theksuar se “Maqedonia qendrore dhe veçanërisht Selaniku dëshirojnë të jenë shtylla e zhvillimit dhe mund të kenë vetëm dobi nga zgjidhja e kontestit që e kemi në fqinjin”.

Siç lajmërojnë mediat greke, Cipras ka thënë se “bisedojmë me ndjenjë të përgjegjësisë nacionale, me qëllim që të arrijmë zgjidhje që do të thotë ruajtje të historisë dhe, njëkohësisht, do të mundësojë çfarëdo qoftë irredentizmi nga ana tjetër. Nuk do të udhëhiqemi nga interesat partiake, por nga ato nacionale”.

Kontesti 25 vjeçar

Ndryshe, Greqia dhe Maqedonia kanë çështje të hapur për emrin që nga pavarësimi i Maqedonisë në vitin 1991. Në vitin 1995, Kombet e Bashkuara u bënë ndërmjetës në zgjidhjen e emrit duke dërguar person special si mediator. Deri më sot, ndërmjetësimi nuk ka sukses. Greqia pretendon se shteti i Maqedonisë është duke e përdorur emrin e regjionit verior grek i cili mban emrin Maqedoni, përcjellë Portalb.mk.

Greqi-Maqedoni

Greqi – Maqedoni

Megjithatë, pas ardhjes në pushtet të Zoran Zaevit, kjo çështje është riaktualizuar duke rifilluar bisedimet për kontest. Pas një takimi të kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë në Davos të Zvicrës, Zaev, njoftoi se Maqedonia ka vendosur që t’i ndryshojë emrat e autostradës dhe aeroportit të cilët e mbajnë emrin e figurës së kontestuar nga pala greke – Aleksandri i Maqedonisë. Me vendim të Qeverisë, autostrada u riemërua në “Miqësia”, ndërkaq aeroporti në “Aeroporti i Shkupit”, transmeton Portalb.mk.

Greqia kërkon që Maqedonia ta ndryshojë emrin, me një emër pa përkthim, por edhe ta ndryshojë Kushtetutën, ndërkaq nga ana tjetër, Maqedonia kërkon që emrit aktual t’i shtojë mbiemër të përkthyeshëm, dhe të mos e ndërrojë Kushtetutën. Prej 5 propozimeve që u përfolën në opinionin, tre prej propozimeve më serioze për emrin e Maqedonisë janë: Maqedonia e Epërme, Maqedonia Veriore dhe Maqedonia e Vardarit.

Bisedimet vazhdojnë, në nivel ministrash, me ndërmjetësim të të dërguarit special të OKB-së, Methju Nimic.

Shpresat për integrim të Maqedonisë në NATO dhe BE, janë gjithnjë më të fuqishme, duke pasur parasysh se sinjalet e Komisionit Evropian janë se Maqedonia do ta rimerr rekomandimin për fillimin e bisedimeve hyrëse për anëtarësim në BE. Kjo u vërtetua edhe me publikimin e Strategjisë së KE-së për anëtarësimin e vendeve ballkanike në BE, por edhe nga kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, i cili në javën e fundit të shkurtit ishte për vizitë në Shkup. Edhe pse, Junker tha se nuk mund të japë datë për fillimin e bisedimeve, megjithatë, shtoi se Maqedonia është në rrugë të drejtë. Megjithatë, përveç menjanimit të kontestit për emrin me Greqinë, që të anëtarësohet në BE, Maqedonia duhet të punojë edhe në sundimin e ligjit, rritjen e ekonomisë dhe konkurrencës, zhvillimin e arsimit dhe sigurisë si dhe komunikimin digjital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button